Gashi: E kam refuzuar këtë ekip për Shqipërinë

Shkëlzen Gashi ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga ekipi i Zvicrës për të përfaqësuar Shqipërinë.

Blerja e fundit i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka folur gjerë e gjatë me mediat amerikane në prag të nisjes së kampionatit amerikan (MLS).

Ndër të tjera, në intervistën e dhënë, Gashi flet edhe për momentin kur zgjodhi të luajë për Shqipërinë.

“U ula të bisedoj me trajnerin Ottmar Hitzfield për të ardhmen. Kisha luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës U­17, U­19, U­21 dhe nuk ishte e lehtë. Kisha mundësi të luaja si për Zvicrën ashtu dhe për Shqipërinë. Në fund, zgjodha Shqipërinë,” – tha Gashi, përcjell “Albeu.com”.

Më parë Gashi foli për arsyet që e çuan te Colorado duke shpjeguar se nuk ishte në të njëjtën linjë me emrat e mëdhenj si Kaka, Lampard, Pirlo e Gerrard që vijnë në Amerikë për të mbyllur aty karrierën.

“Jo, erdha pasi studiova qëllimet dhe objektivat e së ardhmes së klubit dhe të Ligës këtu. Drejtori dhe trajneri më bindën. Kam luajtur në cdo pozicion, përvec se portier. Por më pëlqen të jem përpara në sulm. Për sa i përket Kombëtares, nuk jam penduar aspak dhe mezi pres të luaj në Europian këtë verë për Shqipërinë,” – thotë Gashi për Kombëtaren.

Artikulli paraprakRefugjatja ka tentuar të vetëdigjet në Idomeni
Artikulli vijuesVIDEO – Kam dy qen, kur thrret ezani ata ulurojnë