Gashi: Vendimi më i rëndë në basketbollin e pasluftës

Deklarata e kryetarit të Pejës pas vendimit të FBK-së lidhur me ndeshjen e ndërprerë të serisë finale dje.
Disa minuta më parë, FBK morri vendim që Sigal Prishtina të shpallet kampione e Superligës në basketboll, derisa Pejën e rrëzoi në një rang më të ulët të garave, pas ndeshjes së ndërprerë dje, të tretë finale të Play-Offit të Superligës.
 
Kreu i Pejës, Art Gashi, ka thënë ndër të tjera, se ky është vendimi më i rëndë në histori të basketbollit kosovar të pasluftës.
 
“Mendoj se ky është vendimi më i rëndë në histori të basketbollit kosovar të pasluftës. Ky është një vendim tendencioz që nuk e di çfarë prapavija ka. Ne asnjëherë nuk kemi thënë që nuk duam të luajmë, por kemi kërkuar siguri. Ne kemi dashur të luajmë, por policia nuk na lënë të hymë në sallë. Kemi qëndruar në korridor,” ka thënë ai fillimisht.
 
“Vendimi nuk lë vend për ankesë. Sidoqoftë, ne do të kërkojmë drejtësi. Peja është njëri ndër klubet që ka ngjallur një qytet, ka një numër të madh tifozësh jo vetëm në Pejë e Kosovë, por edhe rajon. Do të kërkojmë drejtësi, do të jetë vështirë, por do të kërkojmë atë,” ka përfunduar Gashi.
Artikulli paraprakShumë Palestinezë akoma i ruajn çelsat e shtëpive të tyre!
Artikulli vijuesPritën mbi tri orë për t’i parë familjarët e arrestuar në Kumanovë