Gazeta gjermane: Ministrja shqiptare me helikopter për shoping në Hamburg

Gazeta e përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar një shkrim të shëtitjes së ministres shqiptare Mimi Kodheli në dyqanet e famshme në Hamburg.

 

Tabloidi gjerman shkruan se, Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot të dy orë atje, por nuk jep informacion se sa mund të ketë shpenzuar ministrja shqiptare, shkruan mapo.al.

“Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar”.

kodheli

Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u diskutua kryesisht për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikat e presidentit rus Putin.

“Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus”,- shkruan “Hamburg Morning Post”.

Veprimtaria politike, apo deklaratat e bëra atje nuk janë motivi i këtij shkrimi. Ministrja ka ngjallur interes me shëtitjet e saj nëpër dyqanet e famshme të Hamburgut.

Në gazetë thuhet se, Mimi Kodheli që nga e Hëna ndodhet në Gjermani për të takuar homologen gjermane ku diskutohej për situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet me Rusine. Më pas ajo është parë me Hummer dhe makina të tjera luksoze nëpër dyqanet e kushtueshme VIP të Alsterhaus.

Gazetari është përpjekur të marrë vesh nga shitësit për shpenzimet që ka bërë ministrja, por nuk ka mundur të zbulojë diçka të tillë. Ajo që ka çuditur të gjithë është fakti se Mimi Kodheli shoqërohej nga makina të shumta luksoze.

kodhelisdgsdgsdg

Artikulli paraprakBruksel- Arrestohen dy vëllezër shqiptarë, lidhje me “Baronin e Drogës”
Artikulli vijuesVrau adoleshentin, nxjerr armën në ankand