Gazetari Saqipi ju shtrin dorën e ndihmës fëmijëve sirian

Në mungesë të ndihmës së autoriteteve shtetërore për t’iu dalë në ndihma refugjatëve sirianë, vullnetarisht janë angazhuar edhe gazetarë nga Maqedonia, perpos organizatave humanitare.

Rasti i gazetarit, Suat Saqipi dëshmon humanizmin e madh dhe solidaritetin me refugjatët sirianë të cilët janë të uritur dhe bëjnë përpjekje për të shpëtuar jetën. Gazetari, Saqipi në një profil të tij në FB ndjehet tepër i lumtur për gjestin sado pak human të cilët e bënë sëbashku me disa banorë të fshatit Studenican të Shkupit.

Ai shpreh një falenderim, sic thotë ai “Me djemt më të mirë të Studeniçanit në ndihmë të refugjatëve edhe në këto orë të vona deri në mëngjes “, ka shkruar gazetari, Suat Saqipi.
Ndryshe për shkak të luftimeve në Siri, me mijëra refugjat të huaj vijn në Maqedoni, qëndrojn disa ditë në vendin tonë dhe më pas nisen përmes Serbisë dhe Hungarisë për në Bashkimin Evropian.

Artikulli paraprakMuhamedi: Bashkimi Evropian diskriminon mediat shqipe, i favorizon ato maqedone
Artikulli vijuesShëtitorja përreth Xhamisë së Sahatit në Gostivar u shtrua me kalldrëm tradicionale