Gazetarja hungareze PETRA LASZLO e maxharricat tona bjondina… !

Veprimet e turpshme të kameramanes hungareze po i gjykon mbarë bota. Kamerat e të tjerëve e zunë Petra Laszlon duke kryer punë të ndyra e të padenja. Ajo po u vinte ndërskamca dhe godiste të rraskapiturit sirianë në kufi me Serbinë, të cilët deri aty për të shpëtuar vetë e familjet e tyre nga terrori i shumëfishtë e i shumanshëm në atdheun e tyre, kishin kapërcyer, me shpirtëra ndër dhëmbë – tokë, lumenj e detëra.

Maxharrica Petra Laszlo para syve të botës u pa tek po e tradhtonte profesionin duke i shërbyer kryeministrit hungarez nga ekstremi i djathtë, Viktor Orban, të cilin deputeti evropian, hungarezi opozitar Csaba Molnar e kishte quajtur pos manipulator edhe krishter të keq…

Përvoja ime bukur e gjatë në zhurnalizëm më ka bë rryp, siç thuhet dhe për pasojë as nuk më çudisin veprime si të kësaj fashisteje të profesionit tonë.

Kam njohur gazetarë të regjimit edhe në shtypin tonë dhe në atë jugosllav përgjithësisht. Edhe sot i kujtoj sigurisht me neveri Dusha Jovanoviqin e Milan Laketiqin të gazetës «Politika», Aleksandara Plavevska (Politika Ekspres), të gjithë këta korrespondentë të Beogradit në Slloveni, pastaj Todor Pendarovin e RTV të Shkupit… Të gjithë ishin të lidhur e në shërbim të UDB-së e të Shërbimit sekret ushtarak KOS.

Nuk është aspak vështirë të sillen ndër mend nëse ke pak më shumë se dyzet vjet edhe një numër jo të vogël të gazetarëve të Kosovës që shkruanin artikujt e kryeartikujt pas konsultimeve e sugjerimeve në Komitet e në UDB.

Edhe më pak e vështirë është të gjenden Petra Laszlo shqiptare e shqiptarë në medien e sotme të shtypur, televizive e në linjë të Kosovës e të Shqipërisë.

Shihni edhe si fizik këto maxharricat tona në foto bashkë kolegën e tyre fashiste. Pos bjonde këto mund të kenë të përbashkët ideologjinë fashiste.

Mes Petra Laszlos dhe A. Lamës e A. Xharrës… shoh vetëm një ndryshim : gazetares hungareze pas skandalit padroni i web-rrjetit N1TV ia ndërpreu kontratën. Këto dy tonat do të vazhdojnë të kullotin e të mbjellin helm edhe shumë kohë…

Sjelljet e shkrimet e disa gazetarëve shqiptarë, edhepse mbushur me shprehje raciste e fashiste mbesin edhe më tutje të përkdhelura nga pronarët, të cilët ç’është e vërteta vetë për veti s’janë gjë tjetër pos matrapazë ordinerë të lidhur me mafian në pushtet…

Salih KABASHI

Artikulli paraprakDy Shqiptarë sot e pranojn Islamin në Tiranë (VIDEO)
Artikulli vijues20 Kosovarë në ISIS? e Zaejdnica, Korupcioni?? – STATUS