Gërxhaliu: Pala serbe nuk na ndihmon në gjetjen e Ukshin Hotit

Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se për trupin e Ukshin Hotit vijnë informacione nga të gjitha vendet, por nuk kanë pasur asnjëherë zotim nga pala serbe.
 
“Që nga viti 2004 nuk kemi pas zotim nga pala serbe, ju kemi drejtu edhe me shkrim, por kot”, ka thënë Gërxhaliu në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova. 
 
Haki Kasumi, përfaqësues i familjarëve të personave të pagjetur, i ka fajësuar edhe komisionin qeveritar, i cili sipas tij, nuk po përkushtohet sa duhet në këtë drejtim.
 
“Mos t`i lëmë njerëzit në shpresë e në pritje”, është shprehur ai.
 
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka thënë se lidhur me këtë çështje kanë marrë edhe mbështetjen e Zagrebit.
 
“Zagrebi është i gatshëm të na ndihmojë”, ka thënë Gjetaj.kohaislame
Artikulli paraprakTë gjithë do të donin të bëheshin policë të Islandës! (Foto)
Artikulli vijuesZbërthim Analitik mbi Raportin e KCSS