Një trup i pajetë është gjetur ditën e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin Draslajcë të Strugës. Nga policia e Ohrit kanë thënë se ekipet policore kanë kryer ekspertizë në prani të Prokurorit Publik.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Mjekësinë Ligjore në Shkup me qëllim përcaktimin e identitetit.
Trupin i cili ka qenë në fazë të dekompozimit e ka vënë re një kalimtar i rastit, i cili ka informuar policinë.
Portali “A1on” shkruan se sipas të gjitha gjasave trupi i pajetë i takon Uran Kupës, truprojës së kryetarit të Strugës Ziadin Sela i cili u zhduk pa gjurmë që nga 6 shkurti.