Gjendje alarmante me refugjatët në kampin e pranimit në Gjevgjeli

Në kampin e pranimit në Gjevgjeli rreth 700 refugjatë katër ditë presin që me tren të transportohen më tej. Treni i fundit ka shkuar para dy ditëve, dhe që nga ajo ditë gjithnjë rritet numri i refugjatëve në kamp, njofton alsatm.

Netët, disa i kalojnë në qiell të hapur, ndërsa të tjerët nëpër tenda në afërsi të stacionit të improvizuar hekurudhor, duke shpresuar që më në fund do ta vazhdojnë më tej udhëtimin e tyre. Disa prej refugjatëve të cilët para tre ditëve janë nisur me tren, dhe pas pritjes prej 6 orëve përsëri janë kthyer në kamp, ata thonë se janë të mashtruar.

“Ne mbetëm 6 orë në tren. Por, më pas një grup tjetër i njerëzve të cilët arritën pas nesh në kamp, u larguan, ndërsa ne ende presim”, tha një refugjat nga Siria.

Edhe në anën greke vazhdimisht rritet fluksin i refugjatëve, ndërsa nëpër kalimin e improvizuar në kuotën 59, policia nga dje nuk ka lëshuar asnjë refugjat.

Artikulli paraprakAnalistët: BDI dëshiron të përsëris skenarin e Kalasë
Artikulli vijuesJa çka thotë VMRO-DPMNE për rrahjen e donatorit të kryqit në Butel