Enti i Emigracionit në Gjermani ka organizuar edhe një deportim masiv të shtetasve të Kosovës të cilët qëndrojnë në Gjermani me status azili.
Ditëve të fundit me urdhër të Entit, një pjesë e madhe e azilkërkuesve janë të izoluar dhe pritet deportimi i tyre drejt Kosovës, theksojnë avokatë mbrojtës të azilkërkuesve shqiptarë për agjencinë e lajmeve INA.
Enti i Migracionit në bashkëpunim me policinë ka planifikuar që familjet deri të martën e javës së ardhshme të dërgohen direkt në aeroportin e Düsseldorf-it për deportimin në Kosovë.
Fluturimi dhe i tërë aksioni është organizuar nga Enti i Emigracionit. Kjo është hera e tetë në këtë vit ku Enti i Emigracionit organizon fluturime të tilla.
Një organizatë humanitare joqeveritare ka ftuar disa protestues që të marrin pjesë në një demostratë kundër këtij deportimi. Fluturimi nga Düsseldorf-i është planifikuar të bëhet ditën e Martë (me 18 Shtator) Ora 8 Gate F (Pranë Portës 36).
Një pjesë e azilkërkuesve janë në procedurë të deportimit, edhe pse ata kanë akoma procedurat e hapura ligjore nëpër instancat e gjyqësisë gjermane dhe enteve sociale dhe se ankesat e tyre vlerësohen ligjore. Avokatë të ndryshëm të të ndaluarve shpjegojnë se këto deportime janë të paligjshme, por që me deportimin e tyre nuk mund të bëjnë asgjë./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Breivik ankohet: Më shërbejnë kafe të ftohët
Pavarësisht se nga pamjet, qelia ku mbahet i izoluar Anders Breivik, autori i masakrës së…
By
1 Min Read
“Srpska” e ngrirë në aktivitete, e shkrirë për paga e beneficione
Përfaqësuesit e Listës “Srpska” në institucionet e Republikës së Kosovës ndonëse për më shumë se…
By
1 Min Read
Prekëse: Nëna me dy jetimë, jeton në kasolle (Video)
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në vazhdën e aktivitetit të saj humanitar, këtë javë ka…
By
1 Min Read
Befason shtimi i numrit të azilkërkuesve kosovarë në Zvicër
Në gjysmën e parë të vitit 2013 në Zvicër kanë kërkuar azil 11025 persona, që…
By
4 Min Read
Kosova ende varet nga paratë e diasporës
Gjatë vitit të kaluar, të hyrat nga diaspora kanë thyer rekord duke arritur shifrën prej…
By
1 Min Read
Policët me vetura të paregjistruara
Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka nxjerrë punë vetes. Tani në çdo aksident trafiku…
By
1 Min Read
