Drejtori i Zyrës gjermane Andreas Mundt shpjegoi se do të shqyrtohet nëse Facebook mbledh të dhëna personale të përdoruesve të saj
BERLIN (AA) – Zyra për Kontrollin e konkurrencës të Gjermanisë ka nisur një hetim rreth pretendimeve se rrjeti social Facebook ka abuzuar me pozitën e saj në treg dhe ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale, raporton Anadolu Agency (AA).
Hetimi u nis me dyshimet se Facebook me vendosjen e kushteve të saj, ka shkelur rregullat për mbrojtjen e të dhënave.
Drejtori i Zyrës gjermane Andreas Mundt shpjegoi se do të shqyrtohet nëse Facebook mbledh të dhëna personale të përdoruesve të saj, pas vendosjes së reklamës, përdoruesi plotëson formularet që kërkohen nga ai. Dyshohet se përdoruesit nuk janë të informuar se cilat të dhëna personale japin në dispozicion.