Gjermania përjashton dërgimin e trupave në Mali

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle përjashtoi të dielën dërgimin e trupave në Mali për të luftuar kundër islamikëve dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike për dhënien fund të dhunës, ndërkohë që trupat franceze po luftojnë kundër rebelëve.

”Përshëndes faktin që ushtria vendase, me mbështetjen e Francës dhe të vendeve afrikane, po përpiqet të frenojë islamikët”, deklaroi Westerwelle.

“Është e justifikuar që Franca i është përgjigjur kërkesës së qeverisë së Malit. Prania e trupave gjermane atje përjashtohet”, shtoi shefi i diplomacisë gjermane.

Artikulli paraprakPakistani dhe India bisedojnë për kufirin
Artikulli vijuesDjaloshi 13 vjeçar i kaloi 800 kilometra në Evropë