Shteti gjerman vijon të kthejë azilkërkuesit shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet për azil pas miratimit të një procesi më të shpejtë riatdhesimi. Ambasada gjermane në Tiranë publikoi datat e tre fluturimeve që kanë sjellë në shtëpi rreth 255 persona.
Në datën 13 janar 2016, sipas ambasadës janë kthyer 43 azilkërkues të cilëve u është refuzuar azili.
Në 14 janar janë riatdhesuar 63 persona; ndërsa në 15 janar janë kthyer 149 azilkërkues.