Gjermania vijon kthimin e azilkërkuesve shqiptarë, ky është numri i të riatdhesuar në 3 ditë

Shteti gjerman vijon të kthejë azilkërkuesit shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet për azil pas miratimit të një procesi më të shpejtë riatdhesimi. Ambasada gjermane në Tiranë publikoi datat e tre fluturimeve që kanë sjellë në shtëpi rreth 255 persona.

Në datën 13 janar 2016, sipas ambasadës janë kthyer 43 azilkërkues të cilëve u është refuzuar azili.

Në 14 janar janë riatdhesuar 63 persona; ndërsa në 15 janar janë kthyer 149 azilkërkues.

Artikulli paraprakShqipëria po përgatitet për refugjat nga Maqedonia
Artikulli vijuesMërgim Mavraj poston një foto më shumë se një mijë fjalë!!!