Gjidhënia dy vjet të plota

Allahu i Lartësuar thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota.” (Bekare, 233)

Ky ajet fisnik vërteton se periudha e plotë e dhënies së gjirit fëmijëve është dy vjet. Por çfarë thonë shkencëtarët rreth kësaj etape?

Fakte shkencore

Shkencëtarët deklarojnë se ushqimi i plotë për fëmijën është qumështi i nënës dhe se ky ushqim plotësohet vetëm kur nëna e ushqen fëmijën e saj dy vjet. Të gjithë mjekët deklarojnë se qumështi i gjirit nuk përmban baktere dhe konsiderohet më i dobishëm për fëmijën sesa çdo qumësht tjetër artificial. Mjekët kanë konstatuar se fëmijët që ushqehen me qumësht artificialë me shishe biberoni u ekspozohen infeksioneve të ndryshme, edhe kur shihet janë të dezinfektuara. Sipas rezultateve të një kongresi mjekësor bashkëkohor, thuhet se etapa ideale e dhënies së gjirit është dy vjet, për faktin se gjatë atyre dy viteve fëmija ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për substanca të imunizuara për të zhvilluar sistemin e imunizuar dhe këto substanca mund t’i gjejë vetëm tek qumështi i gjirit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qumështi i gjirit përmban substanca të imunizuara kundër baktereve. Ndërsa Kurani na ka lajmëruar drejtpërdrejt lidhur me etapën e përshtatshme për dhënien e gjirit. Allahu i Madhërishëm thotë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota” (Bekare, 233)

Përgatiti: Almedin Ejupi/klubikulturor/kohaislame

Artikulli paraprakPalestra e vërtetë është natyra
Artikulli vijuesSi mund të dukej bota pa zbulimet e muslimanëve?