Gjumi në fillim të ditës (pas namazit të sabahut).
Nuk pëlqehet gjumi në fillim të ditës sepse ajo kohë është e bereqetshme për punë siç thotë profeti -alejhi selam-
“I është dhënë bereqeti ymetit tim në sabahun e hershëm” e transmeton Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.
Kalimi i kësaj kohe në gjumë dmth ikja e këtij bereqeti i cili nuk gjendet veçse në këtë kohë prandaj dhe një prej sahabeve që quhet Khauuat bin Xhubejr -radiallahu anhu- thoshte:
“Gjumi në fillim të ditës është injorancë, ndërsa në mes të ditës është adet i mirë ndërsa në fund të ditës është budallallëk” e transmeton Buhariu jashtë librit të saktë dhe e saktëson sheikh Albani.
Perktheu Dr. Abdullah Nabolli