Të punësuarit në drejtësinë kosovare nuk do të mbesin pa punë pas 25 marsit pohon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ai shtoi se shumë serbë janë të gatshëm të punojnë në këtë sektor, teksa ka marrë shembull rastin e Oliver Ivanoviqit i cili, sipas tij, do të kishte gjykim më të drejtë po te gjykohej nga serbët.
Sipas Gjuriqit, gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë sepse Gjykata Themelore e këtushme është përgjegjëse për kontestet tregtare, raporton tanjug.
Gjykatës serbë do të ketë edhe në Ranillug, Shterpë dhe Novobërdë.
Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, Gjuriq tha se statusi duhet të formohet dhe sipas Marrëveshjes së Brukselit ekipi negociator i Asociacionit do ta udhëheqë zbatimin.kohaislame