Gjuriq: Kosova do të bëhet si Shumadija

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në një intervistë për portalin serb “Alo” se pas 50 vjetësh ai e sheh Kosovën si Shumadinë e Serbisë, të pasur, të zhvilluar dhe më të qetë sesa është sot.
“Kur flas me shqiptarët gjithmonë iu them atyre që të bëhen të mençur dhe t`i ruajnë fqinjët serbë, dhe unë gjithmonë ua kujtojë se në Kosovë në 100 vitet e fundit, flamuri është alternuar shpesh “.
“Kushdo që mendon se historia ka përfunduar në shkurt të vitit 2008, koha do ta demantojë atë”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.
Ai poashtu ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale duke thënë se serbët janë skeptikë për drejtësinë që mund të vendosë kjo gjykatë.
“Serbët fillimisht jemi mjaft skeptikë kur është fjalë për drejtësinë ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë. Ne shpresojmë që ky gjykim do t’i kontribuojë dënimit të njerëzve që janë përgjegjës për krime lufte. Jo vetëm në interes të Serbisë, por edhe të popullit shqiptar, kriminelët duhet sjellë para drejtësisë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakArian Xhezairi: Arban Xhara dhe Berat Buzhala të vetmuem
Artikulli vijuesNeglizhenca e organeve të shtetit, themeloi Gjykatën Speciale