“Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë vendimin për ndërtimin e kryqit”

Presedani i ndërtimit të kryqit në Butel do të krijonte shumë hapësirë pastaj edhe komunat tjera me shumicë shqiptare të mund të aplikojnë projekte të ndryshme urbane pa e respektuar ndonjë institucion tjetër, raporton Portalb.

Ziadin Sela ditë më parë kërkoi që ndërtimin e kryqit në Butel të mos e lejojë Gjykata kushtetuese.

“Nëse mundet komuna Butel me vendim për pajisje urbane të ndërtojë skulptura, atëherë pse të mos mundet komunat tjera ta thyejnë Badenterin dhe me vendim për pajisje urbane të ndërtohen përmendore kudo nëpër qytetet ku ka shumicë shqiptare, duke filluar nga Struga, .. Çairi dhe kudo ku ka shumicë shqiptare në Këshillat komunale”, pat thënë ai.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e rrëzon këtë vendim dhe i jep leje për ndërtimin e kryqit Komunës së Butelit, atëherë ne na japin të drejt që më pajisje urbane të bëjmë skulptura, sqarojnë për Portalb nga Komuna e Strugës.

Artikulli paraprakAfrim Gashi u zgjodh Sekretar Gjeneral i BESËS (VIDEO)
Artikulli vijuesMiratohet marrëveshja për bashkëpunimin financiar-ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë