Është votuar ligji për amnisti, konfirmojnë burimet gjyqësore të NOVA TV-së. Paraprakisht, janë tërhequr kundër-protestuesit, të cilët dje vendosën tenda para Gjykatës Kushtetuese nën arsyetimin se po e mbrojnë Gjykatën Kushtetuese, raporton Portalb.
Ata këtë organizim e bënë pasi që Platforma qytetare “Hajde” kishte paralajmëruar protestë kundër Gjykatës Kushtetuese e cila sot vendosi që ingerencat për faljen e manipuluesve të zgjedhjeve, pedofilëve dhe tregtarët e drogës t’ia jep kryetari të shtetit, Gjorgje Ivanov.
Kundër-protestuesit mbrëmë gjatë gjithë natës kanë qëndruar para Gjykatës Kushtetuese.
Jo-zyrtarisht mësohet se kundër-protestuesit janë tërhequr pas informacionit, brenda protestuesve, se Gjykata Kushtetuese ka votuar vendimin që kryetari i shtetit mund t’i amnistojë manipuluesit zgjedhor.
Ndërkohë, ende Gjykata kushtetuese nuk ka dalë me qëndrim zyrtar për vendimin./Portalb
LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së
LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor
LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)
LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)
LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)
LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)
LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak
LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)