Të pandehurit e akuzuar se kanë dërguar luftëtare për t’u bërë pjesë e Shtetit Islamik në Siri kanë akuzuar sërish policinë dhe prokurorinë se janë arrestuar padrejtësisht.
I pandehuri Fadil Muslimani deklaroi se nuk ka asnjë provë që ti fajësojë për lidhje me terrorizmin.
“Kam 700 ditë që ndodhem i arrestuar me urdhër të Sajmir Tahirit i cili kishte frikë nga terroristët por i them Tahirit se i ka terroristët në qeveri”- u shpreh Fadil Muslimani në seancën e sotme.
Ndersa te pandehurit e tjere i kane kerkuar gjykates te refuzonte vendimin per caktimin e nje avokateve kryesisht.
© ZHURNAL.mk