Grupi Ndërkombëtar për Kriza apo International Crisis Group (ICG) ka renditur Maqedoninë në një listë të re ku janë Avganistani, Bangladeshi, Gambia, Iraki, Azerbajxhani, Kongo dhe Siria, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas GNK-ICG Maqedonia e ka merituar këtë vend pasi politika ka gabuar dhe ka ngritur në këmbë popullin. Këto gabime të politikës kanë nxitur kritika dhe komente negative nga faktori ndërkombëtar. Telegrafi Maqedoni ju përcjell edhe komentet tjera nga GNK-ICG ku mes tjerash thuhet se Kryetari Ivanov ka gabuar me vendimin për faljen e 56 funksionarëve. Gjithashtu përmendet edhe vdekja e Kosta Krpaç, dëshmitar i PSP-së. Për fund, sipas GNK-ICG Maqedonia futet në grupin e vendeve në rrezik dhe krizë pasi Freedom House me raportin e fundit tregoi se mediat në Maqedoni janë nën presion.
GNK-ICG ka zyra në 5 kontinente dhe përfaqësues në Brisel, Washington, New York dhe Peking. GNK-ICG ka ndikim të madh mbi politikat e SHBA-ve, BE-së, OKB dhe NATO./Telegrafi/