Görmez: OKB reputacionin e saj e ka humbur gjatë luftës në BeH

Kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Görmez, duke theksuar se Kombet e Bashkuara kanë humbur reputacionin para gjithë njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës tha se: “Njerëzit që jetonin në Srebrenicë ishin nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Edhe pse ishin nën kujdesin e tyre u masakruan dhe nuk u bë asgjë”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Görmez, i ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të mbajtur me rastin e përvjetorit të 20-të të gjenocidit të Srebrenicës në deklaratën e tij për AA vuri në dukje se kjo është një luftë e hapur mes të drejtës dhe jo të drejtës. Ai ka pohuar se specifika më e veçantë e luftës në Bosnje është ajo që bëhet për të lejuar apo jo një një pjesë të vogël të muslimanëve brenda Europës që të vazhdojnë rrugën, duke ruajtur ekzistencën dhe identitetin e tyre.
 
Görmez duke uruar mëshirë për martirët e rënë në luftën e Bosnjës ka pohuar se: “Vëllezërit tanë boshnjakë nuk janë mundur kurrë në këtë luftë. Ka patur shumë humbje, shumë njerëz janë masakruar, por kurrë ata nuk janë mundur dhe nuk kanë humbur. Sepse një bashkësi e cila qëndron e shtypur duke respektuar ligjin dhe moralin e luftës, nuk mund të mundet kurrë”.
 
– Reagim për “Srebrenicën”, ndaj qëndrimit të Papa Françeskt dhe Kombeve të Bashkuara-
 
Görmez, ka reaguar ndaj Papa Françeskut i cili nuk përdori fjalën “gjenocid” gjatë vizitës së tij në Sarajevë në muajin qershor dhe ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku si pasojë e vetos së Rusisë nuk u pranua projekt rezoluta “Srebrenica”.
 
Ai, duke vënë në dukje keqardhjen e tij që Papa Françesku nuk cilësoi si “gjenocid” përjetimet e ndodhura në Srebrenicë gjatë vizitës së tij në Sarajevë u shpreh se: “Në rast se është kryer një krim ndaj njerëzimit, një gjenocid ndaj njerëzimit dhe nëse dinjiteti njerëzor është nëpërkëmbur të çfarë feje, race apo gjuhe qoftë ai, ajo që ne kemi detyrë është që të tregojmë një reagim të plotë. Shpresoj se kjo në kohët e ardhshme do të kuptohet edhe më mirë dhe do të kryhen shpjegimet e nevojshme”.
 
Görmez duke vlerësuar mos pranimin e projekt rezolutës “Srebreniva në KS të OKB pas vetos së Rusisë ai ka vlerësuar se: “Gjëja që më rëndoi më shumë zemrën gjatë vajtjes në Srebrenicë ishte varja në rrugë e fotografive të Presidentit Rusisë, Vladimir Putin, e cila vendosi veton ndaj kësaj rezolutës për këtë masakër. Kjo tregon se ende disa në këto troje nuk kanë nxjerrë mësim. Për këtë shpreh keqardhjet e mia. Lufta ku OKB ka humbur reputacion e saj para gjithë njerëzisë është lufta e Bosnjës. Njerëzit që jetonin në Srebrenicë ndodheshin nën kujdesin e OKB-së, nën kujdesin e holandezëve. U masakruan edhe pse ndodheshin nën kujdes dhe nuk mundën të bënin asgjë”.
 
Görmez, ka shtuar gjithashtu se tregimi i mëdyshjes ende edhe pas 20 vitesh i OKB-së në lidhje me këtë çështje, është me të vërtetë shqetësuese që mundohen ta kalojnë me veto.
Artikulli paraprakShkëlqimi i argjendit të nxirë
Artikulli vijuesTurqia, e 10-a në botë për turizmin shëndetësor