Golf GTI 2019, model i veçantë i Volkswagenit

Volkswageni raportohet se është duke punuar që ta lansojë modelin Golf GTI-në në fillim të vitit 2019.
 
Sipas “Automobile Magazine”, modeli i ridizajnuar do të ketë platformën MQB Evo dhe do të ketë hapësirë më të madhe mes rrotave të prapme dhe atyre të përparme. Vetura po ashtu pritet të jetë 22 – 45 kilogramë më e lehtë se modeli aktual.
 
Akoma nuk dihen specifikat e modelit Golf GTI 2019, por pritet një trup më aerodinamik.
 
Në kabinë raportohet se do të jetë i pranishëm koncepti Golf R Touch dhe një numër i madh i opsioneve të teknologjisë së lartë, sistemi informativ me zë dhe teknologjia e njohjes së gjesteve.
 
Sa i përket motorit, revista thotë se do të jetë 2.0 litër turbo me katër cilindra që ofrojnë 300 kuajfuqi. Marshi besohet se do të jetë manual me gjashtë shpejtësi.
Artikulli paraprakSerbët në Kishën Shën Nikolla luten për kthimin e Kosovës
Artikulli vijuesTurqia ndihmon në shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së