Google po zhvillon një aplikacion për harta për iOS

Fotografitë e turbullta që u paraqitën gjatë ditës së djeshme paraqesin aplikacionin Map për iOS të Google, duke treguar që gjiganti i uebit tashmë është duke punuar në zhvillimin e një aplikacioni.

Zhvilluesi Dan Guild postoi atë se çfarë ishte dyshuar. Guild tha që aplikacioni i ri ishte i bazuar në vektor, me mundësinë për të përdorur lëvizjen me dy gishta për të arritur çdo kënd.

Ai tha gjithashtu që ishte “super i shpejtë” dhe mbështeste lartësinë e ekranit prej 4 inçësh të iPhone 5.
Google është përpjekur për zëvendësimin e aplikacionit Google Maps

Apple ndezi entuziazmin e konsumatorëve muajin e kaluar kur vendosi që të largojë Google Maps nga iOS6, duke i detyruar përdoruesit që të përdorin aplikacionin e Apple, të cilin shumë përdorues e panë si të pasaktë kur krahasohet me ato që ofronte Google.

Google është përpjekur për të përfunduar një zëvendësim të aplikacionit Google Maps. Kjo gjendje e çoi CEO-n e Apple, Tim Cook, që të kërkojë falje për aplikacionin e Apple, duke thënë që Apple-it i vinte shumë keq për shqetësimin e ndjerë nga konsumatorët dhe u zotua që do të përmirësojë programin.kohaislame

Artikulli paraprakTurqia qëndron shumë përpara në rajon për rezervat e arit
Artikulli vijuesQeveri e re – pastaj dialog politik