Grabitësi vret kinezin në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka bërë të ditur se të hënën, rreth orës 20:07 minuta, teksa ishte duke punuar në dyqanin e tij, nga persona të panjohur, në përpjekje për t’u grabitur, është sulmuar shtetasi kinez Ye Pei You, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit publik, trupi i pajetë do të dërgohet në ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe më pas do të bartet në shtetin e tij (Kinë) për ceremoninë mortore.

Hetuesit rajonalë janë duke mbledhur prova dhe dëshmi, si dhe janë ndërmarrë dy operacione të bastisjeve në dy lokacione të ndryshme. Policia është në kërkim të kryerësve të mundshëm të kësaj vrasje./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNano sulmon Ramën
Artikulli vijuesVeteranët e UÇK-së bllokuan rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë