Grat lindin foshnja të vdekura në Maqedoni

Po rritet numri i foshnjave(fetuseve) të vdekura në Maqedoni gjatë dhe pas lindjes të gratë shtatzëna. Kështu flasin të dhënat e fundit të Entit shtetëror të Statitikës në Maqedoni raporton Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.

Sipas këtij institucioni për dallim nga viti 2010 kur kanë vdekur 172 foshnja, në vitin 2013 kanë vdekur gjithsej 237 foshnja, ndërsa një vit më parë ky numër ka arrit në 238 foshnja të vdekura te gratë shtatëzëna.

Këto shifre shqetësuese ngren alarmin se cilët janë shkaqet e vdekjes së këtyre foshnjave. Ndër shkaktarët e vdekjeve të foshnjave në Maqedoni flitet se janë infeksionet e ndryshme, problemet kardiokirurgjike etj.

Nga ana tjetër misioni dhe obligimi i politikave të Ministrisë së Shëndetësisë është shpëtimi i jetës së foshnjave të lindura para kohe në Maqedoni.
Në faqen 78 të linkut të mëposhtëm jepen sqarime të detajizuara nga Enti shtetëror për Statistikë në Maqedoni.


http://www.stat.gov.mk/Publikacii/Bilten_012015_m.pdf

Artikulli paraprakStudeniçani dhe Kondova në Zjarre
Artikulli vijues10 vjeçari nga Gostivari që do shkoje në Haxh (VIDEO)