Gruaja myslimane pushohet nga puna, refuzoi të hiqte shaminë

Një grua myslimane është pushuar nga puna, pasi ajo refuzoi që të hiqte shaminë. Në ditën e saj të tretë të punës në një klinikë dentare në Virxhina, Najaf Khan vendosi të shkojë në punë me shaminë e kokës.

Ajo pretendon se shefi i saj e mori menjëherë mënjanë dhe i kërkoi që ta hiqte, duke shtuar se kjo veshje do të ofendonte pacientët.

Ajo rrëfen se iu kërkua të hiqte shaminë ose do të humbte punën.
Gruaja ka refuzuar, por është pushuar.

Khan ka treguar se ishte shumë e lumtur që kishte filluar punë në klinikë dhe që dëshironte të bëhej dentiste.

“Unë u habita, pasi pronari me thoshte që po ecja shumë mirë”, tregon ajo për “Fox News”.

Artikulli paraprakDosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin (Audio)
Artikulli vijuesModerniteti dhe besueshmëria te ekspertët