Gruaja që fliste vetëm me Kur'an

Në emër të All-llahut Bamirësit të Përgjithshëm Mëshiruesit të Posaçëm 

Falënderimi i takon All-llahut  që na urdhëroi të bëjmë xhihad me zemër, me dorë e me gjuhë dhe që caktoi shpërblime të mëdha për ata që e zbatojnë këtë urdhër. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhammedin që u dërgua mëshirë për mbarë botërat. Ai luftoi në rrugë të All-llahut që fjala e Tij të jetë e Lartë e fjala e qafirëve të jetë e poshtëruar e përbuzur. Kënaqësia e All-llahut qoftë mbi shokët e Muhammedit dhe pasuesit e tyre që lanë vatrat e tyre dhe u shpërndanë në botë që ti zhdukin kufrin dhe qafirat me zemrat e tyre, me gjuhët e tyre dhe me shpatat e tyre. Le të jetë mëshira e Tij mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tyre, të parëve tonë të mirë deri në ditën e Kijametit. 
Në fillim të këtij shkrimi kam dëshirë të e paraqes tregimin e Abdullah ibën Mubarekut dijetar dhe muxhahid. Ai tregon se një vit prej vitesh ishte duke shkuar në haxh dhe në vizitë varrit të të Dërguarit. Gjatë rrugës pa diçka të zezë në rrugë para vetes e kur u afrua e idntifikojë një plakë që kishte të veshur rroba dhe peçe të leshit. I tha: Esselamu alejki ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Ajo i tha: “Selam! Fjalë nga Zoti, Mëshirëploti” (Jasin 58). Ai e pyeti: Cka po bën në këtë vend? Ajo u përgjegj: “Cilitdo që ia humb rrugën All-llahu, askush nuk mund ta udhëzojë atë…” (El A’raf 186). Atëherë e mori vesh se ajo e kishte humbur rrugën. E pyeti: Për ku po shkon? Ajo tha: “Lavdia dhe madhështia për Atë i Cili mori robin e Tij për udhëtim nga Mesxhidi Harami (Qabeja) në Mesxhidi Aksa (Xhamia e Kudsit)…” (El Isra 1). E morri vesh se ajo donte të shkonte në Kuds dhe e pyeti: Qe sa kohë je këtu? Ajo u përgjegj: “…tri netë me rradhë…” (Merjem 10). 
Pastaj Abdullah ibën Mubareku i tha: Nuk shoh se ke për të ngrënë diçka. Ajo i tha: “Dhe është Ai i Cili më ushqen dhe më jep të pi” (Esh shuara 79). E pyeti: E me çka merr abdest? Ajo tha: “…nuk gjeni ujë atëherë merrni tejemum me dhe të pastër…” (En Nisa’ 43). Mandej Abdullahu e pyeti: Unë kam me vete ca ushqim. A dëshiron për të ngrënë? Ajo i tha: “…pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës…” (El Bekare 187). Ai i tha: Tani nuk jemi në Ramazan! Ajo i tha: “…Dhe kushdo që bën mirë me vullnetin e tij, atëherë padyshim që All-llahu është Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur” (El Bekare 158). Ai i tha: Na është lejuar neve të hajmë ushqim në udhëtim (edhe kur është Ramazan). Ajo i tha: “…Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit” (El Bekare 184). I tha: Pse nuk më flet ashtu si të flas unë ty? Ajo u përgjegj: “Nuk ka fjalë që ai (njeriu) e nxjerr nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)” (Kaf 18). 
Pastaj e pyeti: Prej cilit lloj të njerëzve je ti atëherë? Ajo u përgjegj: “Dhe mos ndiq (O njeri! Mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni. Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet” (El Isra 36). I tha: Gabova në këtë pyetje e ma bën hallall. Ajo i tha: “…Asnjë qortim për juve këtë ditë, All-llahu ju fali dhe Ai është më Mëshirploti se çdo mëshirues” (Jusuf 92). Ai e pyeti: A dëshiron të marrë me vete në devenë time e ta arrish karavanin tënd? Ajo tha: “…dhe çfarëdo vepre të mire që të bëni, All-llahu ka dijeni për të…” (El Bekare197). Kur përgaditej të hipte në deve ajo i tha: “Thuaju besimtarëve që ta ulin shikimin (nga gjërat e ndaluara)…” (En Nur30). Ai e uli shikimin e vet nga ajo dhe i tha asaj të hipte në deve. Duke hipur në deve ajo u shqetësua dhe lëvizi me forcë e i shkeu rrobat plakës e cila tha: “Dhe çfarëdo fatkeqësie që ju bie, ajo është veçse çfarë vetë duart tuaja e kanë fituar…” (Esh shura 30). 
Abdullahu e porositi plakën që të durojë derisa ta lidh devenë. Ajo tha: “Dhe ne e bëm Sulejmanin ta kuptojë çështjen…” (El Enbija 79). Ai e lidhi devenë e plaka hipi dhe e tha duanë e hipjes ne kafshë: “…Lavdi i qoftë Atij i Cili e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne kurrë nuk do ta kishim atë (nën pushtet me përpjekjet tona)” (Ez Zuhruf 13). Ai morri frerin e deves dhe filloi ta tërheqë me forcë e ti bërtas. Ajo i tha: “Dhe ji i përmbajtur në ecje e ule zërin…” (Lukman 19). Ai filloi të ecte ngadalë ngadalë dhe të thurte poezi. Ajo i tha: “…këndoni pra, nga Kur’ani sa të jetë e lehtë për ju prej tij…” (El Muzzemmil 20). Ai i tha: Të është dhënë një hajr i madh. Ajo i tha: “…Por askush nuk përkujton përveç njerëzve të brumosur me mendje të shëndoshë” (El Bekare 269).
Pasi ecën një copë rrugë Abdullahu e pyeti: A ke burrë? Ajo ju përgjegj: “O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju janë dhënë të qarta, mund t’ju sjellin shqetësime…” (El Maideh 101). Heshti Abdullahu e nuk foli më me plakën derisa e arritën karavanin e saj. Mandej i tha: Ky është karavani e kënd e ke në karavan. Ajo i tha: “Pasuria dhe fëmijët janë zbukurimi i jetës së kësaj bote…” (El Kehf 46). E morri vesh se kishte fëmijë dhe e pyeta: Cka është çështja e tyre në haxh (si orientohen)? Ajo i tha: “(Po kështu) edhe me shenja treguese në tokë (për ditën) dhe me yjet (për natën) që ata (njerëzit) drejtohen” (En Nahl 16). 
E morri vesh se djemtë e saj ishin ciceronë (udhëtregues) për udhtarët dhe kur u afruan te fillimi i karavanit e pyeti: Kënd e ke këtu? Ajo tha: “…Dhe All-llahu vërtet e bëri Ibrahimin mik të ngushtë”, “…dhe Musait All-llahu i foli drejtpërdrejt me fjalë” (En Nisa’ 125 dhe 164), “O Jahja! Mbahu fort pas Librit të parë (Tevratit) …” (Merjem 12). Abdullahu thirri: O Ibrahim, o Musa, o Jahja! Në atë erdhën dy djem të rinjë sikur hëna e pasi u ulën tha ajo: “…Tani, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë argjendi në qytet dhe të gjejë ushqim të pastër e të ligjshëm për tu ngrënë dhe t’ju sjellë juve të tjerëve këtu…” (El Kehf 19). Shkoi njëri prej tyre dhe solli ushqim dhe ajo tha: “Hani dhe pini në qetësi për atë që ju dërguat para jush në ditët e shkuara” (El Hakkah 24). Abdullahu tha: Nuk ha ushqimin tuaj derisa të më tregoni për të (plakën). Thanë djemtë: Kjo është nëna jonë dhe qe dyzet vjet nuk flet veçse me Kur’an nga frika se bie në mëkat e ta hidhërojë Mëshiruesin. Abdullahu mendoi: I lartësuar e të pa të meta është Ai që vepron çka të dojë, dhe tha: “Kjo është mirësia e All-llahut të cilën Ai e dhuron mbi kë të dojë Ai. Dhe All-llahu është Zotëruesi i Mirësive të Mëdha” (El Xhumuah 4). 

Perktheu Lulzim Blaka

Artikulli paraprakMBI 50 VJET OKUPACION
Artikulli vijuesKastrati: Mbroni familjet tuaja në veri!