Gruevski frikësohet nga shqiptarët, mërzitet që maqedonasit nuk lindin fëmijë

– Nuk ka ekonomi pa njerëz, nuk ka plasman, nuk ka shkolla pa fëmijë, nuk ka komuna pa popullatë, nuk ka shtet pa popull. Numrat janë për të ardhur keq dhe tregojnë se kemi natalitet të ulët për disa dekada. Bëhet fjalë për një trend 60 vjecarë. Kështu ka deklaruar kryeministri Gruevski gjatë paraqitjes në akademinë e shenjtë për nder të Shën Kliment Ohridskit.

Nëse vazhdojnë këto numra Maqedonia do përballet me probleme serioze. Nuk mund të jetë ngushëllim se këto problematika janë edhe në vendet tjera.

‘’Nuk dua që ky fjalim të meret si kritikë ndaj dikujt. Nuk dua që të keqkuptohem, bëhet fjalë se secili do mbajë përgjegjësinë për atë që e bën’’, ka deklaruar kryeministri Gruevski, duke e bërë të qartë se ai ka frikë nga shqiptarët të cilët kanë natalitet të lartë në krahasim me maqedonasit, gjë që e kanë treguar edhe statistikat e fundit.

Artikulli paraprakGjatë njëzet e katër orëve të fundit janë dhënë 3.800 vërtetime për refugjat
Artikulli vijuesFamiljet shqiptare, hallkë shpëtimi për hebrenjtë