Vizita e fundit e kryeministrit,Nikolla Gruevski në fshatrat shqiptare të Shkupit , Çiflik dhe Sveta Petka kanë ngritur reagime të shumta. Një banor i fshatit Çiflik të Shkupit ka shkruar në postën eleketronike në Agjencinë e lajmeve Zhurnal se shqiptarët u turpëruan, pasi e pritën si hero kryeministrin Gruevski gjatë ditës së shtunë.
“Një parti e cila ti ka sakatuar fëmijët me rrahjen më brutale në vend që t’a dënosh, i siguron pritje spektakulare. Kjo ndodhi ditën e shtunë kur kryeministri Gruevski u prit si hero nga shumë shqiptarë të fshatit Çiflik dhe Sveta Petka. Ne ende i kemi të freskëta në kujtime të gjitha torturat të cilët i bënin njerëzit e VMRO-së pra të kryeministrit Gruevski të cilët para një viti në autobusin me numër 58 rrahën në mënyrë brutale fëmijët tanë. Askush nga njerëzit e VMRO-së nuk u arrestua dhe nuk u dënua. Gruevski në vend që të shpallet person non-grata, nga banorët tanë ai u prit me mallëngjim të madhe nga shqiptarët e këtyre fshatrave të cilët për interesa të tyre personale shkelin mbi fëmijët e tyre. Por për këtë fajin e kanë spiuanat shqiptar të këtyre dy fshatrave”, ka shkruar një banor i fshatit Çiflik, i cili dëshiron të mbetet anonim.
Ndryshe vizita e fundit e kryeministrit Gruevski në vendbanimet shqiptare të komunës së Sopishtës kishte për qëllim së paku zyrtarisht që të realizoj disa projekte të infrastrukturës në interesit të banorëve. Mirëpo edhe në Studenican para disa javësh Gruevski u prit mirë nga banorët shqiptar.
Askush nga ky fshat shqiptar nuk kërkoi nga Gruevski llogari për policin e vrarë shqiptar te Studenicanit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Kjo dëshmon se shqiptarët nuk kanë vlera kombëtare dhe njerëzore, por dominon interesi i tyre i ngushtë.