Guardiola respekton Ramazanin për Shaqirin e Riberyn

Pep Guardiola ka trajtim ndryshe për Xherdan Shaqirin dhe Frank Riberyn në seancat stërvitëse.

Sipas një mediumi gjerman, trajneri spanjoll e ka parasysh se Ribery dhe Shaqiri janë duke e agjëruar Ramazanin dhe se për ta ka kërkuar ushtrime më të lehta.
Vetëm pjesët taktike të stërvitjeve janë duke vlejtur për Shaqirin dhe Riberyn, ndërsa fitnesi dhe pjesa e ushtrimeve fizike janë më të rezervuara për ta.
Guardiola këtë praktikë ndaj lojtarëve që agjërjnë e kishte përdorur edhe te Barelona kur Seydou Keitas dhe Eric Abidal shpeshehrë u jipte pushim për shkak të Muajit të Ramazanit./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakMuslimanët në Londër shtrojnë iftar për të pastrehët gjatë Ramazanit
Artikulli vijuesTurqi, reduktohet pushteti i ushtrisë