E dini se hafizi i njohur boshnjak ka përfunduar hifzin në moshën 8 vjeçare, ndërsa rrjedhshëm ka folur 7 gjuhë të huaja? Gjithashtu ka mbaruar dy fakultete.
Fjala është për Hfz. Halid Haxhimulic, imamin e xhamisë Careva në Sarajevë. U lind në vitin 1915, ndërsa hifzin e përfundoi në vitin 1923, kur i kishte 8 vjet.
Me Kuranin u shoqërua gjithë jetën duke studiuar dhe duke i mësuar edhe të tjerët. Ka lexuar mukabele përmendsh në këto xhami: Begova, Careva, Ferhadija, Bashcarshia dhe Kasum – qatib
Ai fliste rrjedhshëm shtatë gjuhë të huaja: Arabisht, persisht, turqisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe latinisht.
Ka mbaruar dy fakultete: Fakultetin filozofik në Zagreb (romanistikën) dhe Fakultetin Filozofik në Sarajevë (anglistikën).
Përktheu: Islampress