Hajnave shqiptar që vodhën “Rolexa” në Bahrein: u jepen 48 vite burg

0
189
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër pesë personave të akuzuar për grabitjen orëve të markës “Rolex” në Mbretërinë e Bahrejnit, duke i dënuar me 48 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë.
Kryetarja e trupi gjykues, Marie Tuma, Amin Sejdinin e ka shpallur fajtor për krim të organizuar që ndërlidhet me veprën penale të grabitjes, duke e dënuar me 12 vite burgim dhe 12.500 euro.
 
Trupi gjykues fajtor shpalli edhe Gentian Abazin, Rrahman Aliun dhe Ekrem Gashin, duke ua shqiptuar dënimin me burgim prej 11 vite për secilin veç e veç, për veprën penale krim i organizuar, dhe nga 12.500 euro gjobë për secilin veç e veç.
 
Fajtor u shpall edhe Haki Gashi për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi që në shtëpinë e tij ishin gjetur 1104 fishekë. Atij iu shqiptua dënimi prej tri vite burgim.