Ne Janarin e vitit 1987, ne mengjes heret, tre insptektore te sigurimit erdhen ne klasen e pesta 3 ne shkollen fillore Emin Duraku. Ata kerkuan qe dy vllezerit Olluri te ngriheshin ne kembe. Inspektoret mbane ligjerate se si N.Olluri kishte pshurr ne bore dhe kishte shkruar ne bore KR ( Kosova Republik), me kete akt N.Olluri ne klasen e peste te shkolles fillore kishte kryer vepren penale me motivacion, shkatrrimin e shtetit dhe kishte treguar ndjenja nacionaliste, seperatiste dhe iredentiste. Nga ajo dite vllezerit Olluri dhe familja e tyre ishin derguar ne nje fshat te skajshem per te bere jete mizore, si denim per veprimet e tyre nacionaliste, kunderrevolucionare.
Pese dite me vone, arsimtari i gjuhes serbokroate me ngriti mua dhe A. Qeriqi dhe na tha se ne jemi femije te prinderve qe punojne ne shkatrrimin e Jugosllavise. Ai tha qe nje dite edhe ne do te marrim denimin e merituar sikurse vllezerit Olluri. A. Qeriqi ja plasi vajin, ajo nuk e kishte pare per vite, babi i saj ishte i burgosur diku ne burgjet famekeqe.
Nje muaj me vone nje shok i afert nga shkolla Emin Duraku u largua nga shkolla sepse kishte demtuar pllaken e varrezave.
Dhjete vite me vone, nje nga inspektoret na tregoi se te gjitha keto ishin orkestrim te pushtetit, per te denuar shqiptaret dhe per te krijuar alibi per intervenim te njesive speciale duke vendosur gjendje te jashtezakonshme.
Dhjetor 2015
Kjo është shkolle e njëjte e Marksisteve leninisteve ilegal Jugosllav qe sot jane ne pushtet:
Djegja e veturave sot eshte e njejte me pshurrjen, kunderrevulocionaret, me maskat qe i vendosnin dikur ne rruge dhe me orkestrimin e ngjarjeve me 2004 qe me dhune me ardhe ne pushtet dhe me dhune me mbajt pushtetin. Te gjithe e dime sa ‘engjull” eshte ky pushtet e sa pak fetyre e kredibilitet ka se per legjitimitet e kushtetutshmeri nuk ka aspak. PRONTO po do me i be te gjithe me u duk keq sepse vet nuk ka se si te duken me keq e me te deshtuar. Nuk ka njohje te reja, nuk ka UNESCO, nuk ka Interpol, nuk ka liberalizim te vizave, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka parlamentarizem, nuk ka vende pune nuk ka, jete dinjitetshme. Cka po presim cka po presin. Koha per KLMDNJ me fol per 2004, me dhune kane ardhe ne pushtet me dhune po e mbajne pushtetin. Ketu nuk ka vend per demokraci, ketu ka nevoje per respektim dhe veprim te ligjit.
Nuk jeni duke e mashtruar askend, po ju shihet dora dhe mendja e prishur gjithandej. Fetyrat e ” engjullit ” dhe puthjet ne balle jane vetem cilesia e mafise siciliane asgje me teper.
Dhjetor 2015
Ne rruge per Washington D.C