Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë. Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Specialistët e firmës me bazë në Singapor e quajtën faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit. Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020, ndërsa janë llogaritur të kenë qenë 126.000.000.000 dollarë në vitin 2011. HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore./noa/kohaislame.com
You Might also Like
Jashari: Duhet kompensuar qytetarët që e paguan rrymën pa e shpenzuar
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka…
By
2 Min Read
FMN: Rritje e shpejtë ekonomike për të hapur vende pune
FMN: Rritje e shpejtë ekonomMinistri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur të hënën përfaqësuesit e…
By
1 Min Read
25 Pyetjet që Apple do t’ju pyeste në një intervistë pune
Apple është e njohur për venidn e punës më sfidues dhe ngazëllyes, pra nuk është…
By
5 Min Read
Bankat e Kosovës me kamatat më të larta në rajon
Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë kamatat më të larta të kredive në gjithë…
By
3 Min Read
Qeveria kërkon nga BE-ja të fshihet emri i UNMIK-ut nga CEFTA
Pas dhjetë vjetësh të anëtarësimit të Kosovës në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës…
By
5 Min Read
Rezervat e arit jashtë kufijve, Gjermania apelon për kontroll cilësie
Raportimet e mediave gjermane përgjatë së martës (23.10) konfirmuan se banka qendrore në vend, Bundesbank,…
By
2 Min Read
