
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të NISMA-s, Milaim Zekës, pasi ky i fundit drejtoi akuza ndaj organeve të sigurisë, respektivisht ndaj disa hetuesve të Policisë.
Sipas Halitit, personat që flasin në Kuvendin e Republikës duhet të paraqesin fakte për rastet konkrete që i thonë.“Nuk është mirë me fol paushall edhe mi fy gjitha institucionet e vendit.
S’ka me fol pa argumente. Duhet me pas besimin tonë në drejtësi por mos e teproni se nuk është krejt zi Kosova, nuk është krejt ashtu”, është shprehur ai./Kumti.com