Hapet verzioni turk i youtube

Versioni në Turqisht i Youtube ka filluar sot transmetimet me adresën www.youtube.com.tr.

Drejtori i Administrimit të Produkteve Youtube Matthew Glotzbach organizoi një konferencë shtypi në qendrën e Google-it në lagjen Levent të Stambollit. Ai tha se faqja ndërkombëtare e internetit në turqisht do të fillojë transmetime sot me adresën www.youtube.com.tr.

Glotzbach vuri në dukje se në versionin e ri në turqisht janë sjellë tre risi të rëndësishme dhe i radhiti ato me fjalët: “E para, Youtube do të jetë në Turqisht. Së dyti, versioni turk nuk është thjeshtë një përkthim. Përdoruesit, do të shohin një përmbajtje të posaçme për Turqinë. Dhe së fundmi në versionin e Turqisë do të kihet akses nga adresa “youtube.com.tr”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Luftime në qytetin e vjetër të Alepos
Artikulli vijuesLETRA E MUHAMMEDIT, alejhi’s selam DREJTUAR TË GJITHË MUSLIMANËVE