Haradinaj: Që gjashtë muaj hala nuk ja kam ndi lezetin kësaj pune

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në interpelancën për rritjen e pagave ka thënë se që nga koha kur është emëruar kryeministër nuk e ka ndier privilegjin e kësaj pune.

Ai ka thënë se është marrë punët që janë grumbulluar e tema të reja.

“Që gjashtë muaj në këtë detyrë nuk ja di lezetin kësaj pune, por vetëm tu u merr me vrap me temat e grumbulluara dhe me temat e reja në këtë vend”, ka thënë Haradinaj përcjell lajmi.net.

Ai duke arsyetuar rritjen e pagës për të dhe kabinetin qeveritar e ka arsyetuar edhe më përgjegjësinë që kanë.

Sipas, tij ka njerëz që marrin rrogën 300 euro dhe nuk ka përgjegjësi, ndërsa kryeministri është përgjegjës për afër 2 milionë banorë.

Haradinaj ka pranuar se ka shpenzime të mëdha për rrogat e zëvendësministrave

 

Artikulli paraprakEnver Hoxhaj: Po shkojmë drejt zgjedhjeve
Artikulli vijuesNdarja e Kosovës destabilizon Ballkanin dhe Europën