Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit të të dyja qeverive në Korçë, ka thënë se këtë takim po e mbajnë në qendrën e rilindjes tonë kombëtare.
“Ky takim përmbledhë në vete ëndrrën tonë euro-atlantike që më së miri e realizojmë së bashku”, tha Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës ka përmendur të arriturat e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur agjendën evropiane, pastaj punën që janë duke e bërë drejt anëtarësimit në NATO dhe transformimit të FSK-së në FAK.
Haradinaj po ashtu përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë, ku u shpreh se epilogu i këtij procesi duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Dëshiroj të apeloj se vetëm së bashku, edhe Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në njohjen nga vendet tjera, kështu mund të forcohet shteti jonë.
Forcimi i Kosovës përshpejtohet mes bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë”, tha Haradinaj. /