
Komisioni parlamentar për Legjislacion me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës.
Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për benificione.
Pra, nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benifitet e presidentit të Kosovës janë në kohë të pakufizuar.
Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja Albulena Haxhiu tregoi se do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash.
Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017.