Fejzullah Latifi, kryetar i bashkësisë lokale, nga fshati Hotël ka një apel për politikanët shqiptarë. Ai fton politikanët që të mos mbeten peng të interesave personale, raporton Portalb.
“Le ti hjekin maskat ata njerëz. Le të bëhen bashkë dhe ta kthejnë kokën ka populli shqiptar, të cilët i kanë shtrirë për toke. Ka njerëz që bukë nuk kanë me ngrënë. Si rasti i Musadik Pajazitit, i cili ka lënë djalin 15 vjeçar, familja s’ka bukë më ngrënë, politikanët çojnë qejfe. Këto janë qejfet e zotërinjve që vjedhin shtetin. Krejt bota po e sheh, vetëm ne shqiptarët jo. A kanë bërë kurorë më këta a?! Njëherë e përgjithmonë të drejtat e tona të na jepen. Ne nuk kërkojmë tjetër shtet, por ama drejtat t’i kemi të barabarta”, ka theksuar ai, raporton Portalb
Arifi sot është ftuar për të dëshmuar në seancën gjyqësore në lidhje me grupin që po akuzohet si logjistikë e grupit të armatosur të Kumanovës, në rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë”.