Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar debatin e ashpër në mbledhjen e komisionit. Ajo ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është tradhtar i kombit.
“Hashim Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen që i fal tokat e Kosovës prandaj është tradhtar i kombit. Ai duhet të shpallet tradhtar dhe të bartë përgjegjësi penale”, ka thënë Haxhiu.
Aktualisht po vazhdon me tone të ashpra mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën po behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi./Zeri/