Një djalë i ri kërkoi një taksi një ditë dhe i erdhi një burrë i shtyrë në moshë me një fytyrë plot rrudha. Pasi hipi me të taksi me të, i riu, duke dashur të përfitojë nga përvoja e taksistit e pyeti:”Sa vite ka që merreni me këtë profesion?”
Taksisti i moshuar iu përgjigj:”Kam pesëdhjetë vite që jam taksist!”
I riu e pyeti:”A më tregon ndonjë nga përvojat më të spikatura gjatë këtyre viteve?”
I moshuari iu përgjigj:”Ta them me dy fjalë atë që kam mësuar:”Zoti nuk harron askënd dhe i furnizon me të mira të gjithë!”
Të riut iu shtua dhe më shumë kurioziteti, prandaj dhe e pyeti:”A më tregon si?”
I moshuari i tha:”Po të tregoj një ngjarje që më ndodhi para shumë vitesh. Ajo më bëri të kuptoj se Zoti i madh na e dërgon rizkun e një viti brenda një dite dhe rizkun e një muaji për një orë!
Një herë më ndodhi që u sëmura dhe zura shtratin për dhjetë ditë rresht. Unë, ime shoqe dhe fëmijët jetonim nga ajo që fitoja gjatë ditës si taksist. Mirëpo dhjetë ditë rresht pa dalë në punë, ishin shumë për ne, saqë ime shoqe u detyrua të marrë borxh tek fqinjët dhe njerëzit e njohur.
Pavarësisht se ndihesha i dërrmuar dhe i sëmurë akoma, pas dhjetë ditësh vendosa të dal në punë. Ime shoqe insistoi që të mos dal dhe duke parë vendosmërinë e saj, i thashë se po zbres të pij një kafe. Nga ana tjetër me të zbritur, mora makinën dhe dola në rrugë. Sapo dola, më zunë sytë një makinë limuzinë me kapakun e motorrit të hapur. Ndërkohë, brenda saj qëndrote një person në pritje. Unë u ndala dhe pasi ula xhamin e pyeta shoferin që dukej i shqetësuar:”A keni ndonjë problem dhe si mund tu ndihmoj?”
Ai më pa dhe më tha:”Zotëria brenda është biznesmen dhe ndërkohë që po e dërgoja për në aeroport, na u prish makina!”
Unë i thashë:”Mos u mërzit se e dërgoj unë!”
Pasi zotëria hipi në taksinë time, më tha se nuk donte të shkojë në aeroport, por tek një fabrikë veshjesh që ndodhej pranë aeroportit. Unë i thashë se atje kisha nipin që punon dhe kështu shkuam tek fabrika në fjalë.
Pasi përfundoi punë atje, u takua dhe me nipin tim, të cilit i tha:”Nëse dëshiron të punosh për mua, kam një vend pune të përshtatshëm dhe me rrogë më të mirë se këtu!”
Pastaj më kërkoi ta çoj në hotel dhe ashtu bëra. Pasi mbërritëm, më pyeti:”Sa të bën haku i nderuar?”
Unë iu përgjigja:”Pesëmbëdhjetë dollarë zotëri!”
Ai buzëqeshi dhe më tha:”Jo, të bën njëqind e pesëdhjetë dollarë!” Pastaj futi dorën në portofol dhe më dha paratë.
Njëqind e pesëdhjetë dollarët ishin aq sa duhej të kisha fituar gjatë dhjetë ditëve të sëmundjes.
O bir!
Zoti na e dërgon rizkun e një viti për një ditë dhe rizkun e një dite për një orë. Ajo që kërkohet prej nesh është që të dalim dhe ta kërkojmë rizkun e Zotit. Ai kërkon që ti të dalësh dhe ta kërkosh, pastaj të jep më shumë sesa prisje të fitosh!”
You Might also Like
Zëvendëskryeministri izraelit jep dorëheqje pas akuzave për ngacmim seksual të grave
Zëvendëskryeministri izraelit Silvan Shalom ka dhënë dorëheqje pas akuzave se ai ka ngacmuar seksualisht një…
By
Redaksia
1 Min Read
Natën të vret, ndërsa ditën të vajton!
Që nga shfaqja e ISIS-it, dhe më tepër pas skenarëve të tmerrshëm të tyre, tërë…
By
Redaksia
3 Min Read
Dy të rinjtë që u dënuan nga deklaratat kërkojnë lirinë në apel
Dy të rinj kosovarë, njëri magjistër i shkencave politike që aspiron doktoraturën dhe tjetri një…
By
Redaksia
13 Min Read
"ANALISTAT" qe sa vite e fyejnë Islamin – Edi Rama për një nat i shkatrroi
"ANALISTAT" qe sa vite e fyejnë Islamin nëpërmjet portaleve të tyre por kryeministri Edi Rama…
By
Redaksia
0 Min Read
Izraeli ndalon qarkullimin e palestinezëve gjatë Ramazanit
Pas sulmit të përgjakshëm në Tel Aviv, Izraeli ka ndaluar qarkullimin e palestinezëve gjatë muajit të…
By
Redaksia
2 Min Read
Bashkësia Fetare Islame: nuk heqim dorë nga “Jeni Xhamia”
- BFI akuzon qeverinë për sjellje të papërgjegjshme ndaj kulturës, traditës dhe arkitekturës islame në…
By
Redaksia
2 Min Read
