Historia e xhamisë së parë në SHBA

Banoret e pare mysliman nga Perandoria Osmane kane ardhur ne SHBA ne vitin 1909, dhe kane ndertuar xhamine e tyre te pare ne vitin 1929.

Emigrantët e parë mysliman kanë një vend unik për të kujtuar historinë e tyre të ardhjes në SHBA, pikërisht në Dakoten e Veriut. Ata erdhen në Amerikë për të kërkuar një vend që mund ta quanin shtëpi. Dhe atë vend e gjetën në SHBA.

E vetme në perëndim të Dakotës Veriore, xhamia e parë e myslimanëve përveç si faltore, shërben për të kujtuar të parët mysliman që erdhën në kete vend. Perveç tjerash, pranë vetes ka edhe varrezat ku janë varrosur qindra besimtarë.

Kjo xhami e veçantë, është e para xhami që është ndërtuar ndonjëherë në Amerikë.

Në atë kohë, emigrantët vinin nga Libani i sotëm dhe nga Siria e sotme, dy vende të cilat atë kohë ishin pjesë e Perandorisë Osmane

Rreth 300 familje myslimane erdhën në Dakotën Veriore. Njëri nga emigrantët ishte Ali Omar, i cili nuk pranoi të luftonte për Perandorinë Osmane, prandaj emigroi në SHBA. Pas mbërritjes së këtyre familjeve në SHBA, u deshën 20 vite që të ndërtohej xhamia e parë për ta. Në atë kohë nuk kishte shumë nga komuniteti që thesksonin se ndërtimi i xhamisë ishte diçka që duhej bërë. Por në vitin 1929, ajo u ndertua, si një vend ku ata që mbanin fenë e tyre, mund të praktikonin besimin që kishin.

Pa e pasur një imam të qëndrueshëm, xhamia pushoi së funksionuari në vitin 1930, pasi periudha e “Depresionit te Madh” kishte prekur edhe popullatën myslimane, Kështu, shumë njerëz shkuan në bregun perëndimor për të gjetur punë.

Shumëkush mendonte se kur u mbyllën dyert e kësaj xhamie, ato nuk do të hapeshin më. Por ato u hapën 80 vite më vone, dhe funksionon më mirë se në fillimet e saj.

Brenda xhamisë gjendet regjistri me emrat e emigrantëve të parë, dhe shumë prej pasardhësve të tyre vizitojnë xhaminë, për të parë nënshkrimin e stërgjyshërve të tyre, të cilët lanë gjurme në ndertimin e historisë së kësaj xhamie, dhe ndërtimin e komunitetit.

Por sikurse stërgjyshërit e tyre, edhe pasardhesit nuk mbesin pa sfida. Myslimanët në Dakotan veriore po përballen me ndjenja anti islame. Urrejtja ka shkuar deri aty sa janë kritikuar edhe kishat që kanë ndihmuar refugjatët per tu gjetur ushqim.

Janë shkaterruar biznese të myslimaneve, dhe harmonia fetare është cënuar ndjeshëm. Por xhamia ka mbetur po aty, duke i rezistuar çdo epoke, çdo sfide. Sikur thotë, jam këtu për të qendruar, dhe për të deshmuar historinë time. /MESAZHI/

Artikulli paraprakNjë grua nga Londra vdes dhjetë orë pas pranimit të Islamit
Artikulli vijuesLlatasi, Kastriot Myftaraj, Expressi pro Ali Ahmetit – Mere vesh sa është sahati vëlla!