Historianët e Deçanit: Të rishikohen listat e veteranëve të Dukagjinit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar për publikim e listave të veteranëve duke konsideruar se nuk duhet të shkelet mbi kontributin e atyre që dhanë në luftën e fundit.

Ky është reagimi i kësaj shoqate:

Publikimi i listave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, është një dëshmi se kontributi i atyre djemve dhe vajzave që kapën pushkën dhe u rreshtuan në kauzën kombëtare, e sot në Kosovën e lirë e të pavarur të mos vlerësohet, është turp shumë i madh.

Në listat e publikuara një gjë çka të bie në sy dhe të benë të hutohesh është se si ata luftëtarë të lirisë, që kanë shkuar në Shqipëri për armatim, duke rrezikuar jetën e tyre, pastaj duke u rikthyer në Kosovë dhe duke qëndruar në ballë të pikave të luftës posaçërisht nga fundi i muajit maj e deri në gjysmën e muajit shtator 1998 (fjala është për Isniq), dhe të mos ju njihet e drejta e veteranit, me asnjë fjalë tjetër nuk mund të klasifikohet veç se një turp i pafalshëm.

Dua të theksoj se listat e veteranëve janë të manipuluara. Në mesin e tyre ka njerëz që kurrë nuk e kanë parë frontin e luftës me sy, e as që e kanë ditur se ku janë pikat e luftës.
Marre mos me ju njofto kontributi atyre që luftuan dhe që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.
Historia një ditë, do ti dënoj ata që shkelen mbi kontributin e tjetrit.kohaislame
Artikulli paraprakNe jemi ajo çka votojmë
Artikulli vijuesGjendet i mbytur 17 vjeçari në lumin Ibër