Hoffman: Në Shqipëri, varfëri e madhe

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, gjatë përurimit të një qendre sociale në Cërrik, ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të bazohet gjithmonë tek ndihma e ndërkombëtarëve, njofton Top Channel.

“Ne do t’ju ndihmojmë, por edhe ju ndihmojeni veten. Shembujt e mirë nga ndërkombëtarët le të adoptohen nga shqiptarët”, ka sugjeruar Hoffman.

Ai ka nënvizuar se, sfidat kryesore për qeverinë shqiptare janë “ulja e varfërisë dhe arsimi profesional”. “Varfëria në Shqipëri është shumë e madhe”, ka thënë Hoffman.

Artikulli paraprakVIDEO – Kam dy qen, kur thrret ezani ata ulurojnë
Artikulli vijuesThe Washington Post: A është Donald Trump një kërcënim për demokracinë?