Hollande: Franca e Gjermania ta marrin iniciativën pas Brexit

Presidenti francez, François Hollande, theksoi sot, në kuadër të vizitës në Berlin, se Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin iniciativën pas votës së britanikëve për të nxjerrë vendin e tyre nga Bashkimi Evropian.
“Një vend mik, një vend aleat me të cilin kemi shumë lidhje, sapo vendosi të ndahet nga unioni ynë, Bashkimi Evropian, që e mendonim të pashkatërrueshëm, të pandashëm”, konstatoi presidenti francez gjatë inagurimit të një memoriali në Dun-les-Places, fshat martir ku 27 burra ishin pushkatuar në fund të Luftës II Botërore.

“Është përgjegjësia e Francës dhe Gjermanisë të marrin iniciativën, sepse ne kemi treguar se nga fatkeqësia, nga tmerri dhe nga lufta, ne kemi qenë të aftë të ndërtojmë një miqësi të fortë”, shtoi ai.

“Të ndarë, ne marrim rrezikun të jemi të përçarë, në mosmarrëveshje dhe grindje (…) Së bashku, ne mund të fitojmë jo vetëm paqen, por edhe vlerësimin e burrave dhe grave të këtij bashkimi të bukur që quhet Evropë”, përfundoi ai.

Dy ditë nga mbledhja evropiane shumë e rëndësishme që mbahet të martën në Bruksel, manovrat e mëdha diplomatike shtohen për të përshpejtuar procedurën e divorcit me Britaninë e Madhe, që votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Artikulli paraprakLuta thotë se e di datën e liberalizimit të vizave
Artikulli vijuesZjarr në një shkollë muslimane në Suedi