Horror në trenin italian: Shqiptarët rrahin dhe kafshojnë gruan shtatzënë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një tren të Italisë, ku protagonistë janë dy shqiptarë. Bëhet me dije se dy 23-vjeçarët kanë dhunuar një grua shtatzënë 8-muajshe e gjysmë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçaren nigeriane, e cila ka qenë duke udhëtuar me trenin e linjës Milano-Venecia dhe po fliste në telefoon, kur është sulmuar nga dy persona, që më pas u identifikuan si dy shqiptarë 23-vjeç. Ata tentuan t’i merrnin celularin nga duart të resë.

28-vjeçarja nuk e lëshoi celularin. Veprim ky që më pas çoi në dhunën e shqiptarëve, të cilët e goditën me grushte, shqelma dhe e kafshuan gruan.
Ajo arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmën e menaxherit të trenit, i cili lajmëroi policinë.

Teksa gruaja u transportua në spital në Chiari, efektivë të policisë gjurmuan dhe arrestuan një nga grabitësit dhe disa orë më vonë identifikuan dhe denoncuan edhe bashkëpunëtorin e tij, shkruan albeu.com.

Në spital, 28-vjeçarja e cila nuk ishte lënduar rëndë, lindi një vajzë. Tani, nëna dhe vogëlushja gëzojnë një shëndet të plotë.

Artikulli paraprakPërmbyllet në Bruksel marrëveshja për targa në mes Kosovës dhe Serbisë
Artikulli vijuesRrjedhin emailet/ Hillary Clinton nuk mund të ngjitet në podium