Hoteli më i madh në botë do të hapet vitin e ardhshëm në Meke.
Ndërtesa e quajtur Abraj Kudia, do të ketë 10,000 dhoma dhe hapësirë prej 1,4 milion metra katrorë.
Ajo do të ketë 70 restorante dhe një qendër të madhe tregtare. Ndërtimi i këtij hoteli ka kushtuar 2,7 miliard Funte.
Ndërtimi i këtij hoteli është financuar nga Ministria e Financave të Saudisë dhe është dizajnuar nga Dar Al-Handasah.
Ky hotel është vetëm 2 km larg nga Xhamia më e madhe në botë, Mesxhidul Harami apo Qabeja, ku çdo vit mbi 5 milion Musliman e vizitojnë këtë vend për Haxh dhe Umre./KohaIslame