Hoti: Nuk i kemi siguruar mjetet për pensionet e veteranëve

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se akoma nuk janë siguruar mjetet e nevojshme për veteranët e luftës së fundit në Kosovë.

Hoti nuk ka dhënë më shumë hollësi se përse akoma nuk janë siguruar këto mjete, raporton “Zeri.info”.

“Nuk i kemi siguruar mjetet për pensionet e veteranëve. Numri i tyre, dita ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me fondin monetar FMN. Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, ka deklaruar Hoti, përcjell “Zeri”.

Këtë deklaratë, Hoti e bëri gjatë një konference për mediat në Doganën e Kosovës.

Artikulli paraprakBE: Bjellorusia ka nevojë për reformë gjithëpërfshirëse
Artikulli vijuesMashtrimet e 'Eurosig'-ut